Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZGJEROHEM veta

    vetv. kryes.
    1. Bëhet më i gjerë, hapet më shumë; kund. ngushtohet. U zgjerua trikoja. U zgjeruan enët e gjakut. I është zgjeruar zemra.
    2. Shtrihet në një sipërfaqe më të madhe, hapet më shumë; zmadhohet; kund. ngushtohet. U zgjerua oborri. Qyteti po zgjerohet nga jugu. Tashti jemi zgjeruar me shtëpi.
    3. Përhapet a shtrihet në një rreth më të gjerë, bëhet më i përgjithshëm e më i plotë; përfshihet në të një numër më i madh. Zgjerohet rrjeti i spitaleve (i kopshteve). Zgjerohet armata e arsimtarëve (e mjekëve). Zgjerohen të drejtat e popullit. Zgjerohet arsimi i mesëm e i lartë.
    4. Bëhet më i pasur e më i gjithanshëm, mbushet a shtohet me diçka të re, rritet; edhe veta I e trajtoj një çështje më gjerë, me më shumë të dhëna e me më hollësi. Janë zgjeruar shkencat (njohuritë shkencore). U zgjeruan mjaft në çështjen themelore.
    5. Pës. e ZGJEROJ.