ZGJYROSUR
mb.
- Që ka vënë një shtresë ndryshku, i ndryshkur (për disa metale a sende prej metali). Armë e zgjyrosur. Hekurishte të zgjyrosura.
- Që është bërë me zgjyrë, që është fëlliqur e ndotur; i nxirë. Qeleshe e zgjyrosur. Mëngë të zgjyrosura. Me duar të zgjyrosura. Dollap i zgjyrosur.
- fig. Që nuk ka asgjë të mirë e të vlefshme, që e ka mbuluar zgjyra; i mykur. Mendime të zgjyrosura. Zakone të zgjyrosura.