Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZGRIP

    m. sh.
    1. Buza e diçkaje; skaji i një sendi, ana: zgripi i pullazit (i shkallëve).
    2. Pakicë; shtrëngicë, kursim; fig. fundi, mbarimi i diçkaje: e ka me zgrip diçka; ha (prish) me zgrip; jeton me zgrip; e çoi deri në zgrip.
    3. Si ndajf. cekët; pak; rrëshqitas: e lëroi tokën zgrip; e zuri guri zgrip.

      Shprehje

      • Është më (në) zgrip është i pasigurt; është i vështirë për t'u bërë; / mezi qëndron më këmbë diçka; / ka vajtur deri atje sa s'mban më; e ka më (në) zgrip e ka me mëdyshje.