ZHABË
f. sh. zool.
- Lloj bretkose, me trup pak më të madh se e zakonshmja, që e ka lëkurën të murrme në të kuqërremtë, të mbuluar me puçrra me helm dhe që rron zakonisht në toka me lagështirë; bretkose.
Shprehje
- S’këndon zhaba në të thatë fj. u. a) nuk bëhet një punë, në qoftë se nuk krijohen të gjitha kushtet e nevojshme; b) keq. thuhet kur dikush nuk e bën një punë pa i dhënë diçka të hajë e të pijë.