Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHARGAVINË

    f. sh. krahin. keq.
    1. Makinë, karrocë a mjet tjetër që është vjetruar a që mezi ecën; karakatinë. Hipi në një zhargavinë.
    2. fig. Njeri tepër i ligështuar, që mezi heq këmbët zvarrë e që s’është i aftë për të bërë ndonjë punë; njeri fare pa vlerë. U bë fare zhargavinë. Nuk të mbaron punë zhargavina.