Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHËNGË

    f. sh.
    1. Gjiri i bagëtisë i mbushur me qumësht; gjëndër qumështi në gjirin e bagëtisë. Lopa ka zhëngë të mirë. Mos ia vra zhëngat!
    2. Kulloshtër, qumësht shumë i trashë. Qumështi doli zhëngë.
    3. Zhapë mishi; pjesë lëkure që i varet kaut në gushë; lapër. U bë si zhëngë.
    4. fig. keq. Njeri i bërë si zhabë. Erdhi zhënga.