Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHEGITEM

    vetv.
    1. Pushoj në kohën e zhegut, kaloj vapën, zhegit. U zhegitën nëpër hije.
    2. Kam shumë vapë; më djeg a më përvëlon zhegu. A po zhegitesh? a ke vapë?
    3. vet. veta III. Përcëllohet nga vapa e madhe, digjet e thahet nga zhegu (zakonisht për bimët). U zhegit gruri (misri).