Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHGËRRYHEM

    vetv.
    1. Shtrihem për tokë e rrotullohem sa andej-këtej, duke u bërë me baltë, me dhe a me pluhur; shtrihem a mbështetem diku dhe kruaj kurrizin; vet. veta III shkarëzehet (për kafshët). U zhgërrye për tokë (nëpër baltë, në dëborë, nëpër bar). Gomari u zhgërrye në pluhur. Pula u zhgërrye përdhe. Derrat (buallicat) u zhgërryen në pellg. Demi zhgërryhej pas gardhit (pas murit). U zhgërrye në dysheme nga inati.
    2. Fëlliqem, ndotem. Iu zhgërryen rrobat, Ku je zhgërryer ashtu?
    3. fig. Zhytem në një gjendje të rëndë dhe përpëlitem pa gjetur rrugëdalje. Zhgërryhej në mjerim (në varfëri).
    4. Pës. e ZHGËRRYEJ.