Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHGJAKËSOJ

    kal.
    1. I marr gjakun një të vrari, duke vrarë vrasësin a një të afërm të tij, laj gjakun (sipas zakonit të vjetër të gjakmarrjes). E zhgjakësoi të vëllanë (nipin).
    2. E shlyej një të keqe, një dhunë, një turp etj. që më ka bërë dikush duke e ndëshkuar fajtorin a keqbërësin. E zhgjakësoi turpin që iu bë.
    3. I nxjerr gjakun një kafshe të therur, e lë t’i kullojë gjaku, e pastroj nga gjaku. E theri dhe e zhgjakësoi.