Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHIVË

    f.
    1. kim. Metal i lëngët me ngjyrë të bardhë e i shkëlqyeshëm si argjendi, merkur (simboli Hg). Zhiva e termometrit. Barometër me zhivë. Shtylla e zhivës. Avujt e zhivës. Oksid zhive. Kripërat e zhivës.
    2. përd. mb. bised. Që ta rrudh gojën kur e ha a e shijon, shumë i kripur; shumë i hidhur, helm. Gjiza qenka zhivë. Duhani ishte zhivë.
    3. përd. mb. fig. bised. Shumë i shkathët, i gjallë e i zhdërvjellët; shumë i lëvizshëm. Ai është zhivë. Ka një vajzë zhivë.
    4. përd. ndajf. bised. Përdoret për të shprehur një shkallë të lartë cilësie ose një gjendje të ngritur; shumë mirë. Është zhivë e gjallë. I ecën puna zhivë.

      Shprehje

      • Zhivë e bardhë kim. kripë shumë e helmët e zhivës, që përdoret si lëndë dezinfektuese dhe në kozmetikë.