ZHUKË I
f. sh.
- bot. Lloj xunkthi, me rrënjë të gjerë dhe me fije të holla e të gjata, që dalin drejtpërdrejt nga rrënja dhe që mbarojnë sipër me një krekëz të mbushur me fara dhe me një gjemb. Krekëza zhuke. Shkulën (dogjën) zhukat. U fshehën nëpër zhuka.
- Fijet e kësaj bime që shkulen, përpunohen e përdoren për thurje, për litarë etj. Kapele (shportë, litar) zhuke. Një tufë zhuka. E mbulojnë me zhuka. E lidhi me zhukë.