ZHULAS
kal.
- E zbut dhe e shtyp zhukën, gjineshtrën etj., që të dridhet e të epet lehtë dhe të mos këputet (kur bëjmë litarë, kanistra etj.). Zhulatin zhukën (xunkthin).
- E rras a e ngjesh dikë në një vend; zhyt (në ujë, në llucë etj.). E zhulati në ujë. E zhulati pas murit. Ia zhulati kokën në përrua.
- bised. E zhdëp dikë me të ngrëna, e dënd. E zhulati me bostan.
- fig. bised. E rrah keq dikë, e zhdëp, ia zbut kurrizin. E zhulati me shkop.