Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHURMË

    f. sh.
    1. Tinguj të çrregullt e të përzier kur përplasen a kur fërkohen dy sende, kur pëlcet diçka etj.; krismë, rrapëllimë; thirrje e britma njerëzish që grinden ose që flasin njëkohësisht, potere: zhurma e erës (e ujit); dëgjohej zhurmë.
    2. spec. Tinguj të çrregullt të aparateve të posaçme; tingëllim që nuk ka tone të qarta; zë i paqartë: zhurma e zhurmuesit; ka zhurmë në zemër (mjek.).
    3. Diskutim i fryrë në shtyp etj. rreth dikujt a rreth diçkaje; bujë: bëri shumë zhurmë.