ZHURMËMADH
mb.
- Që nxjerr shumë zhurmë, që bën zhurmë të madhe, i zhurmshëm. Lumë (përrua) zhurmëmadh. Ujëvarë zhurmëmadhe. Aeroplan (traktor, tank) zhurmëmadh.
- Që ka shumë lëvizje dhe zhurmë, i zhurmshëm; që bëhet me zhurmë të madhe. Qytet (kantier) zhurmëmadh. Jetë zhurmëmadhe. Dëfrim zhurmëmadh.
- Që flet me zë të lartë, që bën zhurmë e rrëmujë; i zhurmshëm. Njeri zhurmëmadh. Të rinj (fëmijë) zhurmëmëdhenj. Turmë zhurmëmadhe.
- keq. Që bëhet qëllimisht me shumë zhurmë e bujë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve; i bujshëm, zhurmëshumë. Mbledhje zhurmëmadhe. Deklarata zhurmëmëdha. Reklamë (propagandë) zhurmëmadhe.