Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHURMËSHUMË

    mb.
    1. Që bën shumë zhurmë gjatë lëvizjes a gjatë punës së vet; zhurmëmadh. Lumë (det) zhurmëshumë.
    2. Që është i mbushur plot me zëra e me zhurma të ndryshme, që ka shumë zhurmë, zhurmëmadh. Qytet (rrugë) zhurmëshumë.
    3. keq. Që bëhet qëllimisht me bujë e me zhurmë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve; i bujshëm, zhurmëmadh. Lëvdata zhurmëshumë. Reklamë zhurmëshumë. Mbledhje zhurmëshumë.