ZHURMSHËM
mb.
- Që bën zhurmë kur lëviz, kur punon ose kur kalon diçka nëpër të. Lumë (përrua, det) i zhurmshëm. Tren (aeroplan) i zhurmshëm.
- Që bën shumë zhurmë e rrëmujë (duke folur, duke qeshur me zë të lartë etj.), zhurmëmadh. Turmë e zhurmshme. Nxënës (fëmijë) të zhurmshëm.
- Që bëhet me shumë zhurmë; që shoqërohet me zhurma; që nuk ka tingëllim të rregullt e të qartë. Muzikë e zhurmshme. Lodra të zhurmshme. Mbledhje e zhurmshme. Frymëmarrje e zhurmshme.
- Që ka shumë zhurmë e rrëmujë; që është plot gjallëri nga lëvizjet e njerëzve, të makinave etj.; që gumëzhin, zhurmëmadh. Qytet i zhurmshëm. Rrugë e zhurmshme. Jetë e zhurmshme. Panair i zhurmshëm. Ditë të zhurmshme.
- keq. Që bëhet qëllimisht me zhurmë e bujë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve, zhurmëmadh. Deklarata (bisedime) të zhurmshme. Takim i zhurmshëm. Fushatë e zhurmshme.
- Që bën bujë, i bujshëm. Fitore e zhurmshme.