Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHUZHET

    jokal.
    1. Bën një zhurmë të zgjatur sikur zien; kërcet (për zjarrin a për diçka tjetër kur digjet). Zhuzhet zjarri.
    2. Bën një zhurmë të mbytur e të vijueshme, nxjerr një zë të njëtrajtshëm (zakonisht për kandrrat). Zhuzhet zhuzhaku. Zhuzhitnin mushkonjat (mizat, bletët, brumbujt, gjinkallat).
    3. Nxjerr zhurmërimë si ajo e kandrrave kur fluturojnë. Zhuzhet motori. Plumbi i zhuzhiti pranë veshit.
    4. edhe fig. Gumëzhin. Zhuzhet vendi (dhoma, sheshi). Zhuzhet turma. Në kokë i zhuzhitnin lloj-lloj mendimesh.