Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHVLERËSOJ

    kal.
    1. E bëj të pavlefshme një monedhë, një valutë etj. ose ia ul vlerën zyrtare; ul vlerën e një malli; ia pakësoj vlerën diçkaje ose ia ul çmimin. E zhvlerësuan monedhën (dollarin, sterlinën). I zhvlerësuan disa mallra.
    2. Bëj të pavlefshëm një vendim, një marrëveshje etj.; e quaj si diçka të parëndësishme, nuk e marr parasysh. Zhvlerësoi vendimin (marrëveshjen). Koha i ka zhvlerësuar idetë e tyre.