Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHYHEM

    vetv.
    1. Fëlliqem keq, lerosem, ndyhem. U zhye me baltë. Ku je zhyer ashtu?
    2. fig. Ngatërrohem në një punë jo të ndershme dhe njollos veten, përlyhem, fëlliqem. Nuk ishte zhyer në këtë punë.
    3. Bëj nevojën në rroba (për fëmijët). Laje fëmijën se u zhye!
    4. Pës. e ZHYEJ.

      Shprehje

      • Iu zhye faqja u turpërua, u fëlliq. ZHYL m. sh. Rrema e mullirit.