Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHYTËS

    Im. sh.
    1. Ai që zhytet në thellësi të detit, të liqenit etj. për punë të caktuara, kredhës; palombar. Zhytës i stërvitur. Mjeshtëria e zhytësve. U bë zhytës.
    2. sport. Ai që noton mirë zhytas. Është zhytës i fortë.
    3. sport. Ai që kërcen pranë rrjetës dhe e zhyt topin në fushën kundërshtare (në lojën e volejbollit). Është zhytës i mirë.
    IImb.
    1. Që shërben për t’u zhytur në ujë; që ndihmon për t’u zhytur në thellësi të detit, të liqenit a të lumit. Aparat zhytës. Pajisje zhytëse.
    2. Që lidhet me zhytësin, që është veti e zhytësit. Lëvizje (aftësi) zhytëse.