ZI
Ias.
- Ngjyrë e zezë, e zeza: i lyente flokët me të zi.
- Zia për një të vdekur; rrobat e zeza, të zezat: hoqi të zitë; ishte veshur në të zi.
- fig. Hije e zezë, zymtësi; e keqe a vuajtje e madhe: të zitë e zemrës; të zitë e motit.
IIf.
- Hidhërim i thellë nga vdekja e një njeriu të afërt; gjendja që shkaktohet nga ky pikëllim i madh; koha gjatë së cilës nderojmë kujtimin e një të vdekuri; rrobat e zeza, shiriti i zi etj. që mbahen si shenjë hidhërimi: ditë zie; në shenjë zie; ka (mban) zi; e prishi zinë; ka veshur rrobat e zisë mban zi.
- Mungesë e përgjithshme e bukës dhe e ushqimeve në vend; shtrëngesë e madhe për diçka: zia e bukës; vit (kohë) zie.
- fig. Fatkeqësi e madhe, mynxyrë: ra njëzi.
- Babëzi: i ka hyrë zia.
IIIm. sh.
- (Të) shah. ai që luan me gurët e zinj; sh. gurët e zinj: fitoi i ziu; luan me të zinjtë.
IVmb.
- Që e ka ngjyrën si të qymyrit, të blozës a të serës; i errët; kund. i bardhë: rroba të zeza; çorape (këpucë) të zeza; shirit i zi; mace e zezë; bukë e zezë; tokë e zezë; i zi si korbi; dërrasa e zezë; ujërat e zeza ujërat e kanalit të jashtëqitjeve; delja e zezë s'bëhet kurrë e bardhë (fj. u.).
- Gjymtyrë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa kafshë, bimë a sëmundje të rënda: furrtarja e zezë (zool.); mëllenja e zezë (zool.); miu i zi (zool.); lakra të zeza (bot.); myku i zi (bot.); pisha e zezë (bot.); ulliri i zi (bot.); kokrra e zezë pika e diellit; puçrra e zezë plasja; vdekja e zezë murtaja; iriqi i zi kanceri; kroma e zezë sëmundje e zhardhokëve të patates.
- Edhe si em., fig. i mbushur me fatkeqësi, me vuajtje e me mundime; i mjerë, i shkretë; i errët; që sjell të këqija: fati i zi; ditë e zezë; lajm i zi; e zeza nënë; i ra një hije e zezë.
Vndajf.
- Në ngjyrë të zezë; në të zeza: fotografi bardhë e zi; u vesh zi.
- fig. Keq, shumë keq: zi e mëzi; kush është i zoti, s'i shkon zi moti (fj. u.).
Shprehje
- Punon në të zezë bën punë pa u njohur zyrtarisht dhe pa paguar sigurimet shoqërore; e bëri me të zi mezi e bëri; hoqi (vuajti) të zitë e ullirit vuajti shumë, u mundua pa masë.