ZIGZAG
Im. sh.
- Vijë e thyer, që formon kënde me drejtim të kundërt; çdo gjë që ka këtë trajtë. Zigzagu i vetëtimës. Rrugë me zigzage. Punim me zigzage. Ecën me zigzage. Ka zigzage të shumta.
- vet. sh. fig. Uljet dhe ngritjet që ndodhin gjatë zhvillimit të diçkaje; përparimet e tërheqjet, kulmet e rëniet e një veprimtarie. Zigzaget e zhvillimit. Zigzaget e prodhimit. Nuk njeh zigzage. Revolucioni ka zigzaget e veta. Lufta e klasave zhvillohet me zigzage.
- përd. ndajf. Me dredha, me kthesa, me bërryla. Ecën (shkon) zigzag.
IImb.
- Që ka trajtën e një vije të thyer me kënde në drejtim të kundërt; që është i thyer e me bërryla. Vijë (rrugë) zigzage. Lesë zigzage. Lëvizje (ecje) zigzage.