Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZMBRAPS

    kal.
    1. E shtyj prapa dikë që lëviz përpara ose që ka qëndruar në vend, e bëj të tërhiqet prapa; e ndaloj dhe e detyroj të tërhiqet prapa dikë a diçka që vjen drejt meje; zbyth. I zmbrapsi qetë. E zmbrapsën sulmin (kundërshtarin).
    2. fig. Tërheq urdhrin etj., që kam dhënë më parë. E zmbrapsi vendimin.