ZORRË
f. sh.
- anat. Pjesë e aparatit të tretjes te njeriu e te kafshët, e mishtë dhe si gyp i gjatë e i ngushtë, që nis nga stomaku, përdridhet disa herë në bark dhe mbaron në të ndenjurat: zorra e hollë (e trashë); zorrë e verbër (qorre) apendiciti; zorra e kuqe kapërcelli, ezofagu; zorrë qengji; ngatërrim zorrësh; tifoja e zorrëve (mjek.).
- Gyp i gjatë e i hollë prej gome a prej lënde plastike, që përdoret për të çuar e për të marrë ujë ose lëngje të tjera,
Shprehje
- I dolën zorrët (përjashta) volli shumë; i erdhi shumë ndot; m'u bë zorrë (dikush) m'u ngjit e s'më ndahet; më grinë zorrët kam shumë uri; na hapi zorrët na ngjalli neveri a të pështirë, na hapi barkun; i këndojnë (i gërhasin, i kërcasin) zorrët ka uri; e mbushi zorrën u ngop; nxori zorrët (zorrët e barkut, bark e zorrë) volli gjithçka; iu ngjitën (i erdhën) zorrët në grykë (në fyt, te goja) i erdhi për të vjellë; (përpiqej, bënte) si zorra (si veza) në prush ishte shumë i shqetësuar e nuk e mbante vendi; përpëlitej; më shkuli zorrët (dikush) nuk e duroj dot fare; i tregoi zorrët e barkut i tha gjithçka, nuk mbajti asgjë të fshehtë; iu tha zorra mbeti pa ngrënë.