Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZOT

    Im. fet.
    1. Qenia më e lartë e mbinatyrshme, e cila, sipas besimeve fetare, ka krijuar botën, qëndron mbi të dhe drejton gjithçka; edhe sh. -a(t) perëndi: i lutem Zotit; e ruanin zotat.
    IIm. sh.
    1. (Të) 1. pronari i diçkaje; pronari kundrejt atyre që punojnë tek ai; edhe fig. ai që ka diçka dhe e përdor sipas dëshirës së vet; i zoti: vendi ka zot; fushën pa zot gjithkush e kullot (fj. u.). 2. përdoret kur i drejtohemi me nderim a zyrtarisht një burri, zotëri: zoti ministër; zoti i shtëpisë kryefamiljari.

      Shprehje

      • U bë zot i vetes u rrit, u burrërua; vendos vetë dikush; i dal (për) zot e marr përsipër diçka; e marr nën mbrojtje dikë, e përkrah; ka zot ahuri ka kush e mbron diçka, nuk është pa mbrojtje; vetë zot, vetë shkop bën si do vetë; s'pyet për të tjerët.