ZOTËRI
m. sh.
- vjet. Njeri i pasur ose me pushtet; pronar i një pasurie. Djali i zotërisë. Shërbëtorët e zotërisë. Punonte për zotërinë.
- vjet. Përdorej për të thirrur me nderim një burrë. Zonja e zotërinj!
- kryes. sh. libr. Përdoret për t'iu drejtuar në mënyrë zyrtare a me nderim burrave që janë shtetas të një vendi josocialist e që nuk janë komunistë; zot. Të nderuar zotërinj!
- përb. Burrë të cilit nuk i pëlqen të punojë dhe që e mban veten më të madh e sillet si pronarët e dikurshëm. Zotëri i madh.
- përd. mb. bised. Shumë i mirë, i sjellshëm e i nderuar, fisnik. Burrë (djalë) zotëri.