Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZOTI

    Im. sh.
    1. (Të) 1. pronari i diçkaje; ai që e ka diçka të vetën: i zoti i shtëpisë (i dyqanit); i zoti e nxjerr (e qet) gomarin nga balta (fj. u.) punën e kryen ai që e ka marrë përsipër; i zoti e di ku i pikon çatia (shtëpia) (fj. u.) secili i di vetë më mirë punët veta; i zoti e shet, tellalli s'e jep (fj. u.) thuhet kur pengesë për diçka bëhet ai që s'ka të bëjë me të. 2. ai që është ngarkuar të bëjë diçka dhe përgjigjet për të: i zoti i punës; puna do të zotin.
    IImb.
    1. Edhe si em. i aftë për të bërë diçka; që e kryen shumë mirë diçka; i shkathët, i fortë e trim: njeri i zoti; i zoti për punë; kush është i zoti, s'i shkon zi moti (fj. u.).