Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZVARRITËS

    mb.
    1. Që lëviz duke u tërhequr zvarrë për tokë; që shtrihet a ngjitet pas diçkaje. Bimë zvarritëse. Kërcell zvarritës. Tërfil zvarritës. Hapa zvarritëse.
    2. fig. Që është i ngadalshëm dhe i njëtrajtshëm (për zërin). Zë zvarritës.
    3. fig. Që bëhet pengesë për përfundimin me kohë të një pune, që sjell zvarritjen e diçkaje. Qëndrim zvarritës. Veprime zvarritëse.