ZYMTOJ
kal.
- E bëj të errët e pa shkëlqim, e vrenjt, e errësoj. Perdet e zymtuam dhomën.
- E bëj të ngrysur, vrenjt. Zymtoi fytyrën (sytë). Zymtoi vështrimin.
- fig. Ia prish gëzimin, e mbush me trishtim; ia bëj të paqartë, të errët e të turbullt; ia nxij. Ia zymtoi jetën. I zymtoi shtëpinë. Ia zymtoi të ardhmen.