Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AKROBACI

    f. sh.
    1. Ushtrim gjimnastikor i vështirë, i ndërlikuar dhe me figura, që kërkon shkathtësi të veçantë, forcë e guxim. Akrobaci në litar (në vegla). Akrobaci me aeroplan. Bëj akrobaci.
    2. vet. nj. Lloj i gjimnastikës ose i artit të cirkut, që përfshin ushtrime trupore shkathtësie, kryesisht me vegla; arti i akrobatit, mjeshtëria për të bërë këto ushtrime. Ushtrime akrobacie. Merrem me akrobaci.
    3. sh. edhe ~RA, ~ RAT fig. keq. Veprim i shkathët e dredharak, që synon të mashtrojë dikë, duke e mbuluar a kapërcyer thelbin e çështjes; pehlivanllëk. Akrobaci politike (filozofike).