Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ALEANCË

    f. sh.
    1. Lidhje miqësore që bëjnë ndërmjet tyre dy a me shumë shtete për qëllime e veprime të përbashkëta politike dhe ushtarake; besëlidhje. Aleancë politike (ushtarake). Aleancë mbrojtëse. Aleancë dypalëshe (trepalëshe). Bën (lidh) aleancë, Hyn në aleancë.
    2. Lidhje e ngushtë politike ndërmjet klasash ose grupesh shoqërore mbi bazën e interesave dhe të qëllimeve të përbashkëta. Aleancë luftarake (revolucionare). Aleanca midis klasës punëtore dhe fshatarësie. Forcon (çelikos) aleancën.