Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ALTERNATIVË

    sh. libr.
    1. Gjendje kur duhet të zgjedhim medoemos njërën nga dy mundësi a rrugë zgjidhjeje, që përjashtojnë njëra-tjetrën. Vë para një alternative. Gjendem (jam) para një alternative. Zgjidh alternativën.
    2. Secila nga dy mundësitë a rrugët, prej të cilave duhet zgjedhur vetëm njëra.