Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ANIE

    f. sh.
    1. Rrip i gjerë pëlhure me ngjyra të ndryshme, që përdoret për të mbuluar e për të zbukuruar minderet, jastëkët anësorë ku mbështetemi etj.; qilim ose rrogoz i vogël, që shtrohet në një anë të oxhakut a të dhomës. Shtroi anien.
    2. Dërrasë me njërën faqe gjysmë të rrumbullakët, që del nga sharrimi për së gjati i anëve të trungut të prerë të një druri. Anie pishe (bredhi, plepi).
    3. Mahi e çatisë. Vë aniet.
    4. Secila nga katër pjesët e rrethit të rrotës së qerres.
    5. Rrip i ngushtë toke anës një are, i cili mbetet pa u punuar nga plugu. Punoj aniet me bel.