Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ARSYESHËM

    Imb.
    1. Që ka arsye. Qenie e arsyeshme.
    2. Që arsyeton drejt, që mendon, gjykon e vepron në mënyrë logjike e të shëndoshë; i logjikshëm, i gjykueshëm. Njeri i arsyeshëm..
    3. Që bazohet në arsyen; i matur e i peshuar mirë, i përmbajtur. Mendim (veprim) i arsyeshëm. Sjellje e arsyeshme. Zgjidhje e arsyeshme. Fjalë të arsyeshme.
    4. Që përligjet nga një shkak ose nga rrethanat e krijuara, që shpjegohet me një arsye; i përligjur. Mungesë e arsyeshme. E shoh (e quaj, e gjej) të arsyeshme.
    5. Që pranohet nga arsyeja, që është i menduar e i gjykuar me kujdes; jo i tepruar, jo i lartë (për çmimet etj.). Çmime të arsyeshme. Pagesë e arsyeshme. Me kushte të arsyeshme. Në mënyrë të arsyeshme.
    IIndajf.
    1. Në mënyrë të arsyeshme; duke i matur e duke i peshuar mirë fjalët, sjelljet e veprimet. Flet arsyeshëm.