Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AS

    Ilidh.
    1. Lidh gjymtyrë homogjene ose fjali mohuese, zakonisht e përsëritur: as ujë, as bukë; as unë, as ti; as mirë, as keq; as sot, as mot; as jep, as merr; as mish, as peshk (fig.); as në qiell, as në tokë (fig.); as të ngroh, as të ftoh (fig.).
    IIm. sh.
    1. Letër loje, e para në ngjyrën e vet, që ka në mes vetëm një shenjë; njëshi: asi spathi (kupë).
    2. sh. Edhe -ë(t) fig. njeri me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar; i pari, njëshi: është as në futboll.

      Shprehje

      • I doli asi (dikujt) fitoi, i eci.
    IIIpj.
    1. Përdoret kur ftojmë dikë për të folur, për të vepruar etj.: as ia merr një kënge; as më thua...; / përdoret për të shprehur një qëndrim emocionues, për të përforcuar mohimin a mendimin në përgjithësi ose kur flasim për diçka që nuk është arritur plotësisht: as edhe një; as (që) do t'ia dijë; as (që) e kishte ndër mend; as tri ditë punë; as dy hapa larg.
    IVAS-fjalëform.
    1. Pjesë e parë me kuptim mohues e disa përemrave të përngjitur dhe e disa ndajfoljeve të përngjitura (p.sh. asgjë, askund, askush, aspak etj.).