Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AUTONOM

    mb.
    1. Që ka të drejtën të vendosë në mënyrë të pavarur për punët e popullsisë së vet dhe të qeveriset sipas ligjeve të veta, brenda sistemit të një shteti të madh; që ka autonomi. Shtet autonom. Republikë (krahinë) autonome.
    2. Që është i pavarur; që vepron vetë, pa iu nënshtruar lidhjeve me një tërësi më të madhe. Ndërmarrje (degë, njësi) autonome. Repart autonom. Ekonomi autonome. Zhvillim autonom. Veprime autonome.