Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AUTONOMI

    f.
    1. E drejta e një vendi për të vendosur për punët e veta dhe për t'u qeverisur sipas ligjeve të veta, brenda sistemit të administrimit të një shteti me të madh, vetëqeverisje. Autonomi politike (ekonomike, kulturore). Autonomi kombëtare (krahinore). I jep autonominë. Fitoi (shpalli) autonominë. Lufton për autonominë.
    2. Mundësia për të punuar a vepruar në mënyrë të pavarur, pa iu nënshtruar lidhjeve me një tjetër, zakonisht të një shkalle më të lartë. Veproj në autonomi të plotë. Kam autonomi në punë.