Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BAGËTI

    f. sh.
    1. përmb. Kafshët shtëpiake, që mbahen për prodhimet e tyre dhe për punë bujqësore, gjë e gjallë; një kafshë e tillë shtëpiake. Bagëti e trashë lopët, qetë dhe buajt. Bagëti e imët (e hollë) dhentë e dhitë. Bagëti të leshta. Njëzet krerë (kokë) bagëti. Pleh (lëkurë) bagëtish. Ahur (kasolle) bagëtish. Kope (tufë) bagëtish. Pazari i bagëtive. Lëshoj (kullot, dimëroj) bagëtinë. Shkon me bagëti. Njeriu pa dituri është porsi bagëti. fj. u.
    2. shar. Njeri i trashë e i pagdhendur, kafshë; i paditur. Ishte fare bagëti.

      Shprehje

      • Me shtëpi e bagëti shih te SHTËPI,~A. Mbeti si bariu pa bagëti shih te BARI,~U.