Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BANKË I

    f. sh.
    1. Tryezë e gjatë, zakonisht me syprinë pak të pjerrët, me ndenjëse të lidhur me të, në të cilën rrinë e shkruajnë nxënësit në shkollë. Banka e parë (e fundit). Bankë shkolle. Rresht bankash. Ulem në bankë. Dal nga banka. Vë mbi bankë.
    2. Tryezë e posaçme prej druri a prej metali, me pajisjet e nevojshme, ku kryhen punë të ndryshme me dru, me metal etj. Bankë zdrukthëtari. Bankë për punën me dru (për punën me metal).
    3. gjeol. shih STOM,~I
    4. Bankë mbulese. Bankë kripe.

      Shprehje

      • Në bankat e shkollës shih te SHKOLL/Ë,~A. Ulem në bankat e shkollës shih tek ULEM. Në bankën e të pandehurve (e të akuzuarve) në gjyq si i pandehur; në një gjendje të tillë, kur dikujt i kërkohet të japë llogari për fajet që ka bërë ose për përgjegjësinë që ka në një vepër a veprimtari të dëmshme.