Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BARAZOJ

    kal.
    1. I bëj të barabartë nga madhësia, nga pesha, nga numri etj.; bëj barabar. Barazoj përfundimin. Barazoi pikët.
    2. I jap të njëjtin vlerësim, duke e krahasuar me një tjetër. E barazoi me veten.
    3. jokal. sport. Arrij ta bëj të barabartë përfundimin e një ndeshjeje. U përpoqën të barazonin. Barazuan në minutën e fundit.