Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BARAZUAR

    mb.
    1. Që është bërë i njëjtë nga madhësia, nga sasia, nga cilësia etj., që është bërë i barabartë me një tjetër. Forca të barazuara.
    2. sport. Që ka përfunduar me barazim (për një lojë a ndeshje sportive).
    3. fin. Që del me shpenzime e të ardhura (me debi e kredi) të barabarta; i mbyllur, i shuar. Llogari e barazuar. Buxhet i barazuar.