Skip Navigation or Skip to Content
X
BEH jokal.
1. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). 1. kryes. veta III. Vjen papritmas, arrin shpejt e papandehur. Ia behu në shtëpi (në derë). Ia behu i pari. Ia behu shiu (dimri). Ia behu dita jonë.
2. vet. veta III. Ndodh papritmas, ngjet diçka papandehur; më zë në befasi. Më behu një punë. I behu një vdekje. I behu e liga.
BEH m.
1. Vëmendje e kujdes i madh para diçkaje që vjen papritur, gatishmëri për t'u ruajtur nga befasia. Është pa beh. Eci (rri) në beh. Kam beh. E vë në beh.
2. Gjendje kur diçka e papritur dhe e fshehtë na zë të papërgatitur; befasi. E zuri në beh. I ra (e vrau) në beh. I doli në beh. Gjendej në beh. * E bëj beh a) i vë mendjen diçkaje, i vë kujdes; b) më shkon mendja; pandeh, kujtoj. Bën beh ndodh papandehur, befas. Ia bëj behun i ruhem diçkaje të papritur ose të fshehtë, rri gati, kam mendjen. S'i bëj beh nuk ia kam frikën, nuk i trembem.