BEL
Im. sh.
- Pjesa më e ngushtë e trupit të njeriut poshtë kraharorit, mes; pjesa e veshjeve në këtë vend: me bel të këputur me bel shumë të hollë; fustan me bel; e kapi për beli; kam dhimbje në bel.
Shprehje
- Rri me duar në bel (në mes) nuk punon e bën sehir të tjerët.
IIm. sh.
- Vegël bujqësore si lopatë, me teh më të vogël e më të fortë, që përdoret për të hapur hendek etj.: bel ulluk bel me teh si lug.