Skip Navigation or Skip to Content
X
BELA f.sh.bised.
1. Punë që sjell të këqija e ngatërresa, vështirësi që sjell shqetësime, diçka e padëshirueshme dhe e mërzitshme; kokëçarje. Bela e madhe (e keqe). Punë me bela. Isha në bela. E ka bela. I ra një bela. E zuri belaja. Ra në bela. E futi në bela. I hapi belara. Shpëtoi nga një bela. S`u hyn belarave. E kërkoi vetë belanë.
2. krahin. Shtrati i pjellës te kafshët. E nxori belanë. * Për bela a) për ngatërresa, për të sjellë kokëçarje; b) për fat të keq. Kali i belarave njeriu, të cilit i mbeten në kurriz të gjitha ngatërresat e vështirësitë e të tjerëve; njeriu, të cilin e ngarkojnë me shumë punë. Ia bëri bela dikujt shih te BËJ. Iu bë (i ra) bela dikujt iu qep nga pas, iu bë barrë; i ra me qafë. Gjeti belanë me dikë a me diçka shih te GJEJ. Më polli (më ndezi) belaja (groshi) me dikë shih te PJELL. Më ra barku në bela shak. shih te BARK, ~U. E bleu belanë me para shih te PARA,~JA. Kërcen prifti nga belaja tall. shih te PRIFT,~I 1.