Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PARA

    If. sh.
    1. \[Par/e,-ja f. sh. -e(t)] 1. monedhë me vlerë të caktuar, që e nxjerr në qarkullim shteti nëpërmjet bankës; të holla; shumë monedhash a të diçkaje me vlerë monedhe, që shërben si ndërmjetës për shkëmbim: para të thata (bised.) para ose para flori të vëna mënjanë; para xhepi të holla për shpenzime të vogla; bënte para fitonte shumë; i bëri paratë erë (i bëri paratë rrush e kumbulla) i prishi paratë kot; tundi paratë! (bised.) paguaj!; nderi nuk blihet me para (fj. u.); njeriu bën paranë jo paraja njeriun (fj. u.); nj. bised. pasuri në të holla; kapital: vuri para të madhe. 2. par/e,-ja f. sh. -e(t) luspë.

      Shprehje

      • Nuk bën pesë para nuk vlen fare; e bëri për pesë (për dy) para s'i la gjë pa thënë; e turpëroi para të tjerëve; futet pesë para në groshë hyn atje ku nuk i përket; është pesë (dy) para burrë (njeri) ka trup të vogël e të imët; është njeri pa vlerë; nuk ka (as) pesë (as dy) para mend nuk ka fare mend; e lidh paranë nyjë është dorështrënguar; (njihet, dallohet) si paraja e kuqe mospërf. e njohin të gjithë, bie në sy menjëherë; sa para bën! është e kotë; pesë para gjë diçka fare e vogël, shumë pak; (e shiti, e bleu) për pesë para (e shiti, e bleu) shumë lirë; (u zunë, u grindën) për pesë (për dy) para spec (u zunë, u grindën) kot së koti.
    IIndajf.
    1. Përpara: eci para; më doli para; para se... (lidh.).
    IIIparafj.
    1. (r. rr.) së bashku me një emër a me një përemër shënon: 1. frymorin, sendin etj. përballë të cilit ndodhet dikush a diçka; kund. prapa, pas: para shtëpisë; para derës; / njeriun në prani të të cilit vepron dikush; gjendjen a dukurinë përballë së cilës ndodhet dikush: rrinte urtë para babait; e nxorën para gjyqit; u gjend para rrezikut; e vunë para përgjegjësisë; / kohën ngjarjen etj. në prag të së cilës bëhet diçka a që i paraprin diçkaje; kohën që ka kaluar: para Vitit të Ri; para erës së re; jemi para festave; para një jave. 2. frymorin, sendin etj. me të cilin bëhet krahasimi, në krahasim me..., ndaj...: nuk ia vlente par a tij; nuk është gjë par a saj.

      Shprehje

      • Vetë para e vetë pas pa njeri tjetër, fillikat.
    IVpj.
    1. Përdoret me pjesëza mohuese për të zbutur kuptimin e foljes: s'para i pëlqente nuk i pëlqente edhe aq; nuk par a sheh nga sytë.
    VPARA-fjalëform.
    1. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra e të përngjitura, që u përgjigjet kuptimeve të ndajfoljeve përpara e para: (p.sh. paradhomë, pararojë, parathënie; parambrojtës, parafundor, i parakohshëm; paracaktoj, parakaloj, parapëlqej, paraqit; paradite, parasysh etj.).