BETIM
m. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljes BETOHEM. Betimi para gjyqit.
- Premtim solemn për të qëndruar besnik, për të kryer deri në fund një detyrë ose për të vepruar në përputhje me ligjin; fjalët që përmban ky premtim. Betim ushtarak (luftarak). Formula e betimit. Bëj (mbaj) betimin. Harroi (shkeli) betimin.