Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BETOHEM

    vetv.
    1. Përmend një gjë të shtrenjtë a të shenjtë për ta siguruar dikë se them të vërtetën ose se do ta kryej diçka patjetër, bëj be; premtoj me be. Betohem për Partinë. Betohem për të vërtetën. Betohej për sytë e ballit.
    2. Premtoj në mënyrë solemne për të mbetur besnik, për të kryer një detyrë ose për të vepruar në përputhje me ligjin, bëj betimin. Betohem para Kuvendit Popullor. Betohem para flamurit. U betua para trupit gjykues.
    3. Jap besën, lidhem me besë së bashku me të tjerë për të kryer diçka. U betuan për çlirimin e atdheut (për liri).