Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BINDËRME

    f. sh.
    1. Vijë e thelluar, që bëhet buzë një dërrase në mënyrë që kjo të përputhet rrafsh me një dërrasë tjetër. Bindërmeja e kutisë. Bindërme për xhamat në dritare. Dërrasa (dysheme) me bindërme.
    2. Zdrukth i hollë, që shërben për të bërë këtë vijë. Punon me bindërme.
    3. përd. ndajf. Njëri mbi tjetrin, që të puthiten mirë; kaluar, kaluarthi. I shtroj dërrasat bindërme. I vë vargjet e duhanit bindërme.