Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BINDEM

    vetv.
    1. Më mbushet mendja se diçka është e vërtete a e drejtë, besoj plotësisht për ketë; pranoj diçka pa asnjë dyshim si të vërtetë e të drejtë; sigurohem për diçka. Bindem vetë. U bind më në fund
    2. Veproj sipas kërkesave dhe urdhrave të dikujt, e dëgjoj dikë dhe i nënshtrohem pa e kundërshtuar. U bindem prindërve. I bindem urdhrit. Bindem pa fjalë.
    3. bised. Çuditem nga diçka e jashtëzakonshme, habitem, mahnitem. Bindeshin të gjithë me të.
    4. Pës. e BIND.

      Shprehje

      • U bind dreqi thjeshtligj. ndodhi diçka e jashtëzakonshme, u bë një pështjellim i madh. I bindet shkopit të dirigjentit (të dirigjuesit) libr. shih te DIRIGJENT,~I.