Skip Navigation or Skip to Content
X
BUBURREC m.sh.
1. zool. Kandërr me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, zakonisht me ngjyrë të zezë a të errët të ndritshme, që rron në plehra, në mure etj.; emër i përgjithshëm për disa kandrra të vogla pa krahë dhe që dëmtojnë bimët. Buburreci i zi. Buburreci i drithërave. Buburreci i duhanit. Buburreci i fasadës. Buburreci i bizeles. Buburreci i patates. Buburreci i ullirit. Buburreci i luleve. Luftimi i buburrecit. Ecën si buburrec. Shtohen si buburrecat.
2. zool. Mizë dheu; milingonë.
3. zool. Bishtfultere.
4. fig. mospërf. Njeri me trup të vogël. * U bë buburrec u mblodh nga frika.